Të vërejmë horoskopin paszgjedhor
Nga Tonin ALIMHILLI
Këmba, këmbas afrohet dita e ethshme e zgjedhjeve, rëndom palët rivale në takimet e gjëra elektorale gjuajnë njëra-tjetrën me romuze shpesh të devijuara nga normat morale, çka të kujton oratorinë e heronjve të antikitetit para ndeshjeve fatale të atyre kohëve. Dhe mediat në vlagën më të mirë të tyre propagandojnë e reklamojnë parashikimet e sondazheve deri me sigurinë e orakujve të tempujve të moçëm apo të plakave që lexojnë fatet në filxhanët e kafes. Kështu, pra fushata elektorale vazhdon, ajo nuk do tia dijë kërcënimit të krizës ekonomike globale. Zhurma, reklamat shpenzimet e rënduara, tendosja e shpërfytyrimi i temperamentit të oratorëve të cilët komunikojnë më shumë me gjeste se sa me fjalë, të gjitha këto krijojnë atmosferën e ngjashme me atë të cirkut. Pas këtyre shfaqjeve patjetër lind pyetja - si është e mundur gjithë ajo grindë deri në pasion histerie, çudi ky deformim i njeriut për një karrige politike? Po idealizmi ku është, përse nuk mund ta shoh? Një zë i brendshëm më thotë lehtë, atë e kanë mbyllur në çmendinë. Në mes të dilemave dhe ironisë, homo-sapiensi shqiptar përjeton fushatën elektorale, ditët marramendëse rrokullisen si gotat me alkool, data e madhe e zgjedhjeve sigurisht do të arrijë e njëra nga dy partitë e mëdha të vazhdimësisë shpallet favorite për të qeverisur vendin. Gabohemi nëse mendojmë se u arrit fundi i dramës apo i komedisë zhurmëmadhe disa mujore. Fillon një etapë tjetër tepër interesante madje deçizive, del në skenë problemi i domosdoshmërisë së koalicioneve për të siguruar numrin e nevojshëm të kartonëve që zyrtarizon qeverinë e re. Në këtë rast partive të vogla parlamentare i troket fati në derë jo aq për portofolat qeveritare që mund ti premtohen se sa për vendosjen e prestigjit të tyre të mohuar atëherë kur dy partitë e mëdha në marrëveshje dashakeqe ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjedhor në disfavor të ekzistencës së partive të tjera. Në këtë situatë postzgjedhore partitë e vogla parlamentare mobilizohen për ti treguar mbarë elektoratit shqiptar ekspansionin e lartë politik që disponojnë në përcaktimin e qeverisjes së vendit. Natyrisht ato kërkojnë të përfitojnë dhe kredo ndërkombëtare ndaj para zyrtarizimit të koalicionit me partinë e madhe përkatëse do të konsultohen, ndofta në mënyrë informale me organizma të rëndësishme perëndimore të atashuara në vendin tonë. Meqenëse duam të integrohemi në familjen europiane, diplomacia euro-atlantike monitoron rreptë ecurinë demokratike të politikës sonë, inkluziv dhe zhvillimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Miqtë perëndimorë kohët e fundit ndofta kanë arritur të vërejnë një teprim të autokracisë në partitë e mëdha. Në sistemin zgjedhor proporcional lidershipi i këtyre partive gjen terren të volitshëm për të manifestuar vesin e trashëguar të monokracisë pasi ky sistem elektoral sipas gustos së liderit paraprakisht përcakton në limitet prej fitores deri në humbje të secilit kandidat për deputet. Këtë mundësi kaq abuzive nuk e siguronte sistemi i mëparshëm maxhoritar pasi në mes të tij qëndronte konsiderata e elektoratit që hidhte votën për emra konkretë. Thuhet por dhe besohet se së fundi ka ndodhur monopolizimi total i listave të kandidaturave vetëm me vullnetin e liderëve, çka do të sjellë në parlamentin e ardhshëm oborrtar të heshtur, të bindur e të dedikuar ndaj prijësve të tyre. Kjo do të thotë që ekzekutivi të vejë në vartësi të tij pushtetin legjislativ me konkretisht vetë kryeministri i pritshëm. Politika perëndimore është tepër e ndjeshme ndaj shpërfilljes së rregullave demokratike jo vetëm në funksionimin formal të shtetit por dhe brenda partive sepse nga aty buron ajo, ndaj institucionet monitoruese ndërkombëtare mund të japin mesazhin për spostimin e x apo y nga kryesimi i qeverisjes. Kushtet e tyre duhen marrë seriozisht në konsideratë, ato patjetër duhen respektuar sepse mund të realizohen nëpërmjet faktorit të domosdoshëm për koalicion P. të vogla parlamentare por dhe me metoda të tjera siç është largimi ose mungesa e deputetëve të quajtur të Kalit të Trojës të cilët asnjëherë nuk i kanë munguar grupeve parlamentare, tani më duket se do të kemi më shumë të tillë pasi zgjedhja e tyre është bërë pa një test institucional. Të presim kush do të qeshë i fundit në këto meseletë e pafundme të politikës Shqiptare?!