E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis procesi gjyqesor ndaj te akuzuarve per vrasjen e Abullah Vrapit

Ka nisur proçesi gjyqësor ndaj Eduard Dushkut dhe Indrit Tresës të akuzuar për vrasjen e 50 vjeçarit Abullah Vrapi. Ndaj Dushkut dhe Tresës rëndon akuza e vrasjes së kryer në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme dhe plagosje. Gjyqtari i çështjes Sokol Tona ka shtyrë seancën për në datën 25 pasi dy të pandehurit kanë paraqitur deklaratë për tu përfaqësuar nga avokati Ilir Murati, i cili nuk u paraqit në gjykatë. Eduard Dushku u arrestua vetëm disa ditë më parë nga policia e Tiranës pasi Dushku pas vrasjes së 50 vjeçarit ishte larguar dhe fshehur policisë. Bëhet fjalë për vrasjen e ndodhur në 22 gusht në rrugën Pjetër Budi në kryeqytet ku pas një sherri banal të djalit të viktimës dhe dy të pandehurve 50 vjeçari ka ndërhyrë për të shuar konfliktin por 38 vjeçari Dushku ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar duke i marrë jetën Abdullah Vrapit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›