Rreth 130 efektive ne nje superaksion te Policise ne Vlore

Një superoperacion është në proces në qytetin e Vlorës. Plot 130 efektivë policie, të udhëhequr nga kreu i drejtorisë së policisë së qarkut, Artan Cuku janë në vijimësi të operacionit ku në fokus është një bandë të rrezikshme, e cila operonte në grabitjen e bankave në qytet, dhe jo vetëm.
Efektivët e policisë, të sektorëve të ndryshëm janë shtrirë në shumë lagje të qytetit, ku kanë nisur kontrolle banesash, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, dhe të grumbulluara nga hetimet disa javore.
Pjesëmarrës në operacion përpos forcave të policisë së Qarkut të Vlorës, janë edhe efektivë të policisë RENEA dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
Blutë bëjnë me dije se banda që është aktualisht në ndjekje ka vepruar prej kohësh në qytet, dhe asaj i atribuohen shumë vjedhje. Grabitësit, pjesë e bandës janë të moshave nga 18 deri në 35, por identitetet e tyre s’bëhen të ditur për shkak se operacioni është në vijim.