E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirane burri plagos me sepate ish-bashkeshorten

Një ngjarje e rëndë është raportuar gjatë mbrëmjes së sotme pranë shkollës “Hasan Prishtina” në kryeqytet. Rishit Qershuri, ka qëlluar me sëpatë ish-bashkëshorten e tij L. Qershuni 32 vjeçe, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Ndërkohë që e plagosura është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ka sqaruar se ka arrestuar autorin e ngjarjes Rishit Qershuri, 35 vjeç, ndërsa konfirmon se familja e tij ka pasur konflikte të herëpashershme.

Sipas policisë ish-bashkëshortja e Qershurit ka pasur edhe një urdhër mbrojtje, sipas të cilit ish- bashkëshorti duhet të kishte një perimetër siguri për të mos iu afruar ish-bahskëshortes, ndërsa motiv i ngjarjes mendohet të jetë konflikti mes tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›