E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vranë gardianin e burgut 313, arrestohen autorët

KORCË- Arrestohet në pikën kufitare të Kapshticës njëri prej autorëve tëvrasjes së oficerit roje të burgut 313, në Tiranë, ndërsa tjetri u arrestua dje në Mamurras.

Sipas burimeve të policië, autorët janë vëllezërit Xheçukaj. Njëri prej tyre, Beqir Xheçukaj po tentonte të kalonte ilegalisht kufirin në Kapshticë në kohën që është vënë nën arrest.

Mëngjesin e djeshëm ata qëlluan me tre plumba pistolete, gardianin Ymer Hajdari, pranë banesës së tij në zonën e “Unazës së Re”, ndërsa policia deklaroi se vrasja kishte si motiv hasmërinë.

Një vit më parë, nipi i gardianit ka vrarë një familjar të vëllezërve Xheçukaj në Burrel, ndërsa ata kanë bërë vetëgjyqësi në një kohë që nipi i Hajdarit vuan dënimin në burgun e Lezhës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›