Nis puna për mbylljen e argjinaturës së Bistricës së Madhe në Çukë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me kryetarin e bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi dhe përfaqësues të strukturave lokale, inspektuan sot zonën e Çukës, ku kanë nisur ndërhyrjet emergjente për mbylljen e argjinaturës së Bistricës së Madhe.
Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në tokat bujqësore dhe kanë prekur disa familje të zonës.
Autoritetet vendore dhe Forcat e Armatosura po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa njoftohet se niveli i ujit është ulur ndjeshëm.
Punimet për stabilizimin e argjinaturës dhe normalizimin e gjendjes në territor po vijojnë me ritme të shpejta.
/rtsh.al/