E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Metës – 27 nëntor mbahet seanca për heqjen e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish presidentit Ilir Metës për përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga gjykimi i çështjes penale ndaj tij.

Meta kishte kërkuar largimin e gjyqtarit dhe zëvendësimin e tij me një tjetër, por kjo kërkesë është rrëzuar. Ish presidenti  i është drejtuar Gjykatës së Lartë edhe për heqjen e masës së sigurisë e cila pritet të shqyrtohet në datën 27 nëntor.

Ilir Meta qëndron në paraburgim që nga 21 tetori 2024 dhe akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›