Nis punën komisioni për reformën zgjedhore, diskutohet proçesi i votimit

Vetëm pak orë pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të partive të vogla të majta e të djathta, ku kërkojnë amedimin e kodit zgjedhor, ka nisur punimet Komisioni për reformën Zgjedhore.
Mësohet se rend dite i kësaj mbledhje do të jetë procesi i votimit. Nuk dihet nëse ky komision, në limitet e tij kohore për përmbarim të detyrës së tij, do të shqyrtojë dhe deklaratën e partive të vogla.
Më herët forcat e majta e të djathta kane nëshkruar një deklaratë, nëpërmjet të cilës kërkojnë amedimin e kodit zgjedhor.
Kreu i PDS-së Paskal Milo ka mbledhur firmat e të majtëve dhe Arjan Madhi i PR-së të të djathtëve, për një draft i cili do ti drejtohet komisionit të reformës zgjedhore. Deklaratën e ka firmosur edhe kreu i PS-së Edi Rama dhe kreu i LSI-së Ilir Meta.
Drafti nuk ka marrë ende fimën e kryekomandarit Berisha, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, por përfaqësuesi i PD-së në takimin e një dite më pare, Ilir Rusmajli tha për Ora News se mirëpret propozimet. Zoti Rusmajli vlerësoi pozitiv faktin që nga dje në sot zoti Rama ndryshoi qëndrim.
Partitë e vogla kërkojnë korrektimin kombëtar të kodit zgjedhor, si një mënyrë për të mos lejuar më deformimin e votave, si edhe heqjen e pragut 2 apo 3 për qind për partitë e vogla.