Rama-PD-së për turizmin: Pse humbën 140 mln Euro?
Vazhdojnë replikat dhe kudërreplikat në distacë ndërmjet dy kampeve politike, lidhur me moratoriumin e skafeve. Menjëherë pas daljes për mediat të zëdhënëses së PD-së, e cila u shpreh se PD e cliroi Shqipërinë nga skafet e republikës socialiste, ka reaguar dhe lideri i PS-së Rama. Në rrjetin social twitter ai shkruan:
“PD tha se Shqiperine e paskan vizituar 4mln turiste, po nuk tha si valle te ardhurat nga turizmi kane rene 140mln EU nga 2009 e 60mln vjet?” shkruan ai.
Ky debat e mori shkëndijë nga një deklaratë e Ramës në tryezën për turizmin në Durrës, ku e cilësoi si një absurditet bllokimin mjeteve lundruese, që sipas tij është pengesë kryesore për zhvillimin e turizmit.