E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylykbashi:Të dhënat e votuesit do regjistrohen nga një aparaturë

Paisje elektronike që regjistron të dhënat e votuesit, kjo është risia në procesin e ardhshëm zgjedhor, ndërsa procedurat në pjesën bazë të tyre mbeten standarte. Ndërsa ka konfirmuar këtë fakt për mediat, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në komisionin për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se po punohet që procedurat e votimit të jenë sa më transparente.
 

Sa i përket kërkesave të partive të vogla, ai deklaroi se ende nuk ka ardhur asnjë draft në komisionin për reformën zgjedhore, megjithatë sipas Bylykbashit pavarësisht faktit se Komisioni ka një axhendë të përcaktuar, do përpiqet të trajtojë brenda afateve të gjitha kërkesat.
Më herët forcat e majta e të djathta kane nëshkruar një deklaratë, nëpërmjet të cilës kërkojnë amedimin e kodit zgjedhor.

Kreu i PDS-së Paskal Milo ka mbledhur firmat e të majtëve dhe Arjan Madhi i PR-së të të djathtëve, për një draft i cili do ti drejtohet komisionit të reformës zgjedhore. Deklaratën e ka firmosur edhe kreu i PS-së Edi Rama dhe kreu i LSI-së Ilir Meta.
 

Drafti nuk ka marrë ende fimën e kryekomandarit Berisha, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, por përfaqësuesi i PD-së në takimin e një dite më pare, Ilir Rusmajli tha për Ora Neës se mirëpret propozimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›