Nis punën parlamenti i ri afgan

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 17:00
Presidenti i Afganistanit, afgan, Hamid Karzai, ka hapur punimet e parlamentit të ri afgan. Seanca e parë u mbajt katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat janë shoqëruar nga dhuna dhe mashtrimet.
Karzai donte ta shtynte edhe më tej hapjen e seancës, në mënyrë që të lejonte hetimin e shkeljeve gjatë zgjedhjeve nga një gjykatë e posaçme.
Ligjvënësit e kanë akuzuar Karzain se po e përdorte gjykatën si rrugë për të larguar kundërshtarët e tij.