E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet malli i Serbisë

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 17:45

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka konfiskuar një sasi të mallit të kontrabanduar në një kamion, në të cilit ishin ndërtuar bunkerë specialë për këtë qëllim.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 7 e 30 minuta, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë, në afërsi të urës lindore mbi Ibër, derisa policia ndaloi për kontroll automjetin transportues, kamion të tipit “MAN”, me targa vendore.

Në automjetin transportues, të fshehura në bunkerin e kamufluar, zyrtarët e task forcës kanë identifikuar sasi të pijeve alkoolike (verë), pije të gazuara joalkoolike dhe gjëra ushqimore (produkte të qumështit). Sasia e mallit të kontrabanduar, me prejardhje nga Serbia, besohet të jetë mbi dy mijë euro vlerë e furnizimit.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar nga autoritetet doganore, ndërsa kamioni transportues është ndalur gjithashtu deri në përfundim të procedurave doganore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›