E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubim kundër protestave dhe ngjarjeve tragjike të 21 janarit

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 18:45

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! i fton të gjithë shqiptarët në tubim para ambasadës së Shqipërisë në Shkup për të shprehur shqetësimin tonë në lidhje me ngjarjet tragjike të 21 janarit në Tiranë.

“Tubimi bëhet nesër, e enjte 27 janar 2011, me fillim në ora 13:00 para Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, adresa: Rr. Slavej Planina nr. 2, përballë Xhamisë së Mustafa Pashës në Kalanë e Shkupit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Zgjohu.

Organizatata joqeveritare por edhe partitë shqiptare në Maqedoni i bëjnë thirrje partive politike të Shqipërisë që të ndërpresin protestat dhe me dialog t’i zgjidhin problemet që kanë.

Sipas tyre ngjarjet e Shqipërisë reflektohen negativisht në imazhin e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›