E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet BBC ne shqip dhe 4 gjuhe te tjera

Shërbimi Botëror i BBC-së ka njoftuar se do të mbyllë shërbimet në pesë gjuhë- maqedonisht, portugalisht për Afrikën, serbisht, dhe shqip; si edhe shërbimin në anglisht për rajonin e Karaibeve. Kjo është pjesë e reagimit të tij ndaj shkurtimit në financimin e tij në formë Granti nga Ministria e Jashtme (Foreign & Commonëealth Office) e Mbretërisë së Bashkuar.

Ky shkurtim është pjesë e një ristrukturimi të Shërbimit Botëror të BBC-së për të plotësuar objektivin prej 16 përqind në kursime që u njoftua gjatë Rishikimit të Shpenzimeve nga qeveria më 20 tetor të vitit të shkuar. Drejtori i Lajmeve Globale të BBC-së Peter Horrocks tha: "Këto mbyllje nuk janë pasqyrim i punës së shërbimeve apo programeve individuale. Ato janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për audiencat e tyre dhe për BBC-në.Të mërkurën Shërbimi Botëror pritet të njoftojë se rreth 650 punonjës të tij - një e katërta e stafit - do të humbasë vendet e punës, shumica në vitin e parë, pjesa tjetër në vitet pasardhëse.

BBC në shqip për herë të parë filloi transmetimet në nëntor 1940 Kur Dervish Duma së bashku me Anton Logorecin e Tajar Zavalanin filluan transmetimet 5 minutëshe në gjuhën shqipe. Në 1967 për arsye financiare, ky shërbim u mbyll. U bënë disa herë përpjekje nga BBC për ta rihapur këtë shërbim cka u mundësua  vetëm më më 1992 kur u mor vendimi dhe filloi puna për të ngritur seksionin shqip.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›