Kriza, Papandreu nesër në Bruksel bien tregjet europiane
ATHINE- Kryeministri grek Papandreu do të jetë nesër në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e BE-së mbi krizën greke, i cili do të zhvillohet në fund të javës, ose në fillim të javës së ardhshme. Papandreu duhet të ulet në një tryezë së bashku me të gjithë liderët politikë si dhe me praninë e presidentit Karolos Papulias. Sipas burimeve jo zyrtare nuk përjashtohet që takimi të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, por zyra e kryeministrit informon se takimi mund të ndodhë javën e ardhshme.
BIEN TREGJET EUROPIANE
Tregjet financiare evropiane kanë shënuar rënie të ndjeshme mëngjesin e sotëm.Kriza greke, por dhe dobësimi i sektorit të energjisë kanë ndikuar në rënien e aksioneve në bursat e vendeve evropiane.
(s.g/balkanWeb)