E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis raundi i 10-të i takimit Thaçi-Daçiç

BRUKSEL- Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic. Thaçi, duke hyrë në ndërtesën ku po mbahen takimet në Bruksel, ka shfaqur shpresën që raundi i dhjetë i bisedimeve të jetë përfundimtar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me takimin e sotëm, ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se pret që në këtë takim të ketë një përafrim të draft marrëveshjes që është prezantuar para dy dite, të cilin Kosova e ka pranuar.

“Delegacionet shpresojë që do të përafrojnë qëndrimet në këto dy tri pika të këtij drafti”, ka thënë ai.
(m.a/kp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›