Nis rehabilitimi i i një pjese të kanalit të Ibër-Lepencit

PRISHTINË, 4 gusht/ATSH/ Me një ceremoni inaugurimi, nisën sot punimet për rehabilitimin e një pjese të kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin-Potok, projekt i cili synon rritjen e sigurisë ujore dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike në vend.
Në ceremoni morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të cilët vlerësuan rëndësinë e investimit për furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë dhe sigurinë në Kosovë.
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit ndodhi më 29 nëntor 2024 Zubin Potok, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe ndërprerje të sigurisë me ujë.
/KosovaPress/