E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis rezidenca e Tiranës

Instituti i Artit Bashkëkohor në Tiranë (T.I.C.A.) filloi punën të martën, me programin e ri rezidencial AIRLAB 2012. Gjatë muajve prill e maj, tre artistë nga Serbia, Shqipëria e Kosova punojnë në temën “Ridekretimi si Strategji Artistike”.

Kuratori i artit bashkëkohor dhe themeluesi i programit rezidencial AIRLAB, Edi Muka, dha për gazetën Shekulli një përshkrim të shkurtër të profileve të artistëve pjesëmarrës në programin rezidencial AIRLAB 2012.

Vahida Ramujkic (1973) është një prej artistëve fitues të kësaj rezidence. Ajo vjen nga Serbia. Mes tjerash, Ramujkic ka punuar në një sërë hulumtimesh në hapësirat publike, duke u bazuar edhe në studime sociale. Artisti i dytë është Armando Lulaj (1980), i cili jeton dhe krijon ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, zakonisht dëshiron të analizojë ndryshimet e fundit në shoqërinë bashkëkohore.

Ndërkaq, artisti tjetër është Astrit Ismaili (1991), nga Kosova. Ismaili përpiqet të paraqesë trupin e mashkullit, si një simbol perceptimi, si një model komunikues dhe si një vendtakim i vetes me pjesën tjetër të botës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›