E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënohet me kaçavidë kreu i Bashkisë Përmet, pranga 44-vjeçarit

Përmet- Policia e Përmetit ka vënë sot në pranga një 44-vjeçar, i cili kërcënoi me jetë kryetarin e bashkisë së këtij qyteti.

Mësohet se Nesti Janku akuzohet se ka tentuar të qëllojë me një mjet të fortë, tip kaçavidë, qytetarin e parë të Përmetit, Gilbert Jaçe.

Ndërkohë burime nga qyteti i Përmetin thanë se 44-vjeçari kishte bërë rezistencë momentin e arrestimit për ngjarjen.

Policia bëri me dije se ka shoqëruar në komisariat të Jankun, të cilin po e merr në pyetje mbi motivet e këtij kërcënimi, që ende s’është zbardhur.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›