Dëbora izolon veriun e vendit

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në zonën veriore të Shqipërisë. Mbi 50 mijë banorë të rrethit të Tropojës dhe të Kukësit janë të izoluar nga dëbora. OSSH njofton për dëmtimin e fidrave që ushqejnë me energji këto dy rrethe. Bajram Curri vuan dhe nga furnizimi me ujë të pijshëm. Policia këshillon lëvizjen me zinxhirë të automjeteve. Rreshjet e dëborës që përfshinë gjatë natës së kaluar rrethin e Tropojës kanë shkaktuar defekte të shumta në rrjetin elektrik të rajonit. Problemi më shqetësues është se qyteti i Bajram Currit dhe fshatrat përreth tij, që gjatë natës vazhdojnë të mos furnizohen me ujë të pijshëm për shkak të defekteve të ndodhura në rrjetin elektrik që furnizon ujësjellësin.