E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e makines se Bazes, reagon KSHH

Pas daljes se konkluzioneve nga ana e policise per djegien e automjetit privat te gazetarit Mero Baze, ka reaguar sot Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Ky Komitet veren se eshte hera e dyte qe brenda nje harku dy javor verehen akte te dhunshme ndaj perfaqesuesit te medias dhe ne te dy rastet policia nxitoi dhe paraqiti perfundimet e hetimeve brenda nje kohe shume te shkurter.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kerkuar qe te hetohet me kujdes kjo ngjarje, duke mos nenvleftesuar asnje version. Sipas deklarates, akti ngjall dyshime se zjarrvenia ka qene e qellimshme, presion ndaj gazetarit Baze per qendrimin e tij kritik ndaj qeverise dhe disa funksionareve te saj.

“Hetimet te jene objektive dhe te gjithashme, pasi konkluzionet e parakohshme mund te jete ne demshme. Keto ngjarje duhen hetuar me kujdes dhe asnje version nuk duhet nenvleresuar”, thuhet ne deklarate.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›