Nis sezoni i gjuetisë, merren masa për sorkadhet
Inspektoriati i Shërbimit Pyjor, Vlorë ka marrë masa të forta për të mbrojtur sorkadhet nga sezoni i gjuetisë. Gjuetarët janë paralajmëruar se kushdo që do orvatet të gjuajë sorkadhe, specie ne zhdukje, do marrë ndëshkime të rënda
VLORË-Ndalohet gjuetia e sorkadheve në Vlorë. Inspektoriati i Shërbimit Pyjor të Vlorës ka marrë masa të forta për të mbrojtur sorkadhet nga sezoni i gjuetisë. Pandeli Prifti, inspektor i këtij shërbimi në pyjet e Parkut Kombëtar të Llogorasë, rreth 40 kilometra në jug të Vlorës, thotë se janë krijuar disa grupe që vëzhgojnë të gjithë zonën, për të parandaluar gjuetinë e këtyre përfaqësuesve tashmë të rrallë të botës shtazore.
Për këtë institucionet lokale kanë shtuar bashkëpunimin me shoqatat e gjuetarëve. Tashmë ka nisur sezoni i gjuetisë, por sorkadhet, ashtu si këto vitet e fundit, përsëri janë përjashtuar nga lista e kafshëve që mund të gjuhen. Madje, gjuetarët janë paralajmëruar se kushdo që do të orvatet të gjuajë sorkadhe, do të marrë ndëshkime të rënda, duke nisur nga heqja e liçencës.
Vite më parë sorkadhet mund t'i ndeshje shpesh në mjediset pyjore të rrethit të Vlorës, ndërsa tani numri i tyre ka rënë në mënyrë drastike. Sipas të dhënave të fundit, në pyjet e parkut të Llogarasë mendohet të kenë mbetur 9-10 çifte sorkadhesh, dhe ky është një numër simbolik, i cili dëshmon se ato kanë arritur në pikën e rrezikut për shfarosje. Kjo ka ndodhur për shkak të gjuetisë së ushtruar për vite me radhë nga njerëz të papërgjegjshëm, madje dhe të paliçencuar.
(d.b/BalkanWeb)