E Enjte, 5 Nëntor 2026

Në Ohër mbahet forumi : “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”.

Kryeministri shqiptar Edi Rama gjendet në Ohër për të marrë pjesë në Forumin “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”. 

Sikurse njofton e dërguara e RTSh Denada Shkodrani, në panelin e liderve  zoti Rama pritet të theksojë idenë se e nevojës së rivendosjes së sinergjisë ndërmjet BE dhe SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor.

Në panel do të flasin edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, kryeministrja serbe Ana  Branabiç, kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti malazez Milo Gjykanoviç, si dhe sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu.

Në forum marrin pjese dhe Philip Reeker dhe Mathew Palmer, dy zyrtarë të lartë të DASH, dhe ish komisionerët europianë Johanes Hahn dhe Federika Mogherini.

Me interes në këtë forum pritet sesioni i biznesit. Tema e zgjedhur është rruga drejt një rajoni më të ndërlidhur dhe të intergruar.

Në sesionin e ministrave të jashtëm do të flitet ndërtimi i besimit përmes dialogut.

Ndërsa në sesionin e shoqërisë civile dhe medias, do të flitet për përparimin e tyre drejt integrimit europian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›