Sot në “31 minuta”, problemet me ndërtimin e rrugëve dhe sinjalistikën e tyre

Problemet me ndërtimin e rrugëve dhe sinjalistikën e tyre shtrihen në të gjithë vendin. Në një komunikim zyrtar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit i tha programit “31 minuta” se mungesat dhe problematikat më të shumta janë hyrje-daljet në rrugë pa kriter dhe pa respektuar distancat.
Kjo ndodh si pasojë e një trashëgimie të historikut të ndërtimit të rrugëve në vend ose e mungesave të standardeve ligjore në kohën e ndërtimit të rrugëve.
Mungesa e sinjalistikes korrekte ndër vite ka ardhur si rezultat i mungesës së elementit “inspektim/auditim rrugor”.
Ndiqni sonte për më shumë informacion episodin e 31 Minuta në RTSH1HD në orën 20:35 dhe në kanalet e Facebook dhe Youtube të programit 31 Minuta.