Nis sezoni i zjarreve ne Greqi nje viktime
Temperaturat afrikane që kanë përfshirë Greqinë, sikundër tërë Mesdheun, kanë shkaktuar edhe nisjen e sezonit të zjarreve. Mediat greke njoftojnë se një person ka vdekur si pasojë e zjarreve në Laconia, në komunën Eurotas. Bëhet fjalë për një të moshuar 75-vjeçar. Në fakt, zjarrëfikësit kanë nisur të punojnë që ditën e djeshme për të vënë nën kontroll, zjarrin që ka shpërthyer në zonën e Eurotas.
Ndërkohë flakët vazhdojnë të përhapen në Korfuz. Mësohet se 6 vatra të reja zjarri shpërthyen në këtë zonë dhe në vendngjarje kanë shkuar mbi 20 zjarrfikës me gjashtë automjete dhe dy aeroplanë, për të shmangur rrezikun nga zonat e banuara. Shërbimet e parashikimit të motit, paralajmërojnë ngritje të mëtejshme të temperaturave në Greqi dhe në tërë rajonin.