Nis sot Automative Fair Albania, event unik për adhuruesit e makinave

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Automotive Fair Albania, eventi më i madh për të apasionuarit pas makinave, nis sot në kryeqytet dhe do të zgjasë deri në datën 30 mars.
Aktiviteti organizohet te Sheshi “Nënë Tereza” dhe Sheshi “Italia” në Tiranë.
Ky event sportiv vjen me aktivitete risi për promovimin e mëtejshëm të automotivit dhe transportin e gjelbër, lëvizshmërinë e sigurt dhe argëtimin.
Do të zhvillohen minigara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe nuk do mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.
Programi i plotë:
/a.f/




