Totali i aktiveve të Bankës së Shqipërisë 776 miliardë lekë në 2024

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e fundit pasqyrat financiare të BSH-së për vitin 2024, që janë hartuar në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (SNRF).
Sipas BSH-së në mbyllje të vitit 2024, totali i aktiveve të Bankës së Shqipërisë shënoi rreth 776 miliardë lekë.
Peshën kryesore në totalin e aktiveve e zënë investimet në tituj të borxhit (Bono Thesari, Obligacione etj) me rreth 61% dhe pjesa e rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë, me rreth 18%.
Viti 2024 shënoi ritme të larta kreditimi të ekonomisë. Sektori bankar disbursoi gjatë 2024 269 miliardë lekë kredi të re për bizneset, me rritje 24 % krahasuar me një vit më parë.
Në total, sektori raportoi një fitim neto prej 370 milionë euro gjatë vitit 2024, me një rritje 15% kundrejt vitit 2023, duke shënuar kështu një rekord historik.
9.8 miliardë lekësh, në rritje me 24% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
BSH bën të ditur se, pasqyrat financiare janë audituar nga ekspertë kontabël të autorizuar, dhe janë pjesë e Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2024.