Nis sot Berat Festival 2010

Berat, 1 maj, NOA - Shije, ngjyra, pasion, tinguj, shpresë, dashuri . Gjithë sa ndodh në Berat, në kulturën, traditën dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të vjetër do të prezantohet në një festival, i pari i këtij lloji, i cili ka për qëllim të ridëshmojë traditën, të mbrojë trashëgiminë kulturore dhe të njohë të rinjtë me vlerat arkitektonike, kulturore, gastronomike, që mbart qyteti i Beratit.
Festivali , i cili u hap sot zyrtarisht në sheshin qëndror të Beratit, në orën 10.00 organizohet në kuadër të muajit të kulturës Shqipëri-Itali Dy popuj, një det një miqësi. Edicioni i parë mbështetet nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ambasada italiane në Tiranë, Bashkia e Beratit, nën patronazhin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Në ditën e tij të parë Festivali Berat 2010 do të zhvillojë disa aktivitete si: Vrapime të lira në lagjen e mrekullueshme Mangalem, një garë e hapur për të gjithë adhuruesit e këtij sporti. Është menduar nga organizatorët që fituesit e kësaj maratone të marrin çmimet përkatëse në kështjellën e Beratit, në një koncert nga këngëtari Ardian Trebicka.
Qendra Kulturore e qytetit të Beratit premton për një koncert me këngë dhe valle qytetare, që do të prezantohet në kështjellën e Beratit.
Pasditja sjell konkurse të shumta nën logon Berat Top restorante, ku janë ftuar të gjithë restorantet që pretendojnë për cilësinë e lartë dhe të shumëllojshme të gatimit në kuzhinat e tyre.
Një komision i ngritur me këtë rast do të selektojë dhe do të përzgjedhë fituesit e këtij konkursi, i cili nuk mbetet I vetmi në këtë festival, por do të ndiqet nga konkurset e peshkimit, konkurset e restaurimit, konkurset e verës, të gurgdhendjes, etj.
Në orët e pasdites së ditës së sotme në ambientet e kantinës Çobo, tashmë e njohur për cilësinë, shijen dhe origjinalitetin e prodhimit të verës, do të përurohet shkolla e parë e Verës.
Ky festival do të zhvillohet në qytetin e Beratit në datat 1-9 maj 2010.
m.s/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")