Nis sot Boterori i Atletikes Moske 2013

Të gjithë prozhektorët do të drejtohen nga Usain Bolt.
Atleti xhamjakan është personi që do të tëheqë vëmendjen e në Botërorin 2013 të Moskës që nis sot në mbrëmje.
Por jo vetëm kaq, Bolt shihet nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, por edhe nga organizatorët si shpëtimtari i këtij turneu.
E tronditur nga skandalet e dopingut, atletika botërore kërkon të pastrojë imazhin e keq të transmetuar te tifozët pas pezullimit të Tajson Gej dhe Asafa Pauell.
Këta të fundit nuk do të marrin pjesë në këtë kompeticion. Pa rivalë Usain Bolt, pasi edhe Johan Blejk nuk do të garojë për shkak të një dëmtimi.
Xhamjakani, i cili mban rekordin në garat e 100 dhe 200 metrave do të bëjë daljen e parë në turneun e Moskës në çerekfinalet e 100 metrave.
Nuk priten surpriza, ndërsa objektivi i vetëm i Usain Bolt do të jetë përmirësimi i kohëve të vendosur nga vetë ai.
Protagonistë të tjerë më turne priten të jenë rusja në kërcim me shkop Jelena Insibajeva dhe atleti anglez i garave të thellësisë Mo Farah.
Në Botërorin e Atletikës, “Moskë 2013” do të marrin pjesë vetëm dy atletë shqiptarë.
Luiza Gega do të garojë në 1500 metra, ndërsa Izmir Smajli në kërcim së gjati.