E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot "Muaji i Shenjtë i Ramazanit"

Besimtarët myslimanë kanë nisur sot Muajin e Shenjtë të Ramazanit i konsideruar si muaji i sakrificës, i mirësisë dhe i dashurisë.
Në muajin e shenjtë të Ramazanit myslimanët agjërojnë dhe ndihmojnë të varfrit dhe gjatë ditës nuk hanë, nuk pinë, nuk pinë duhan e as kryejnë marrëdhënie seksuale.
E gjithë bota islame gjatë këtij muaji fal teravitë dhe thirrjet për lutje dëgjohen nga të gjitha xhamitë në mbarë botën. Ramazani është muaji i nëntë i vitit, sipas kalendarit të HIXHRETIT. Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë të gjithë besimtarët e botës islame. Në përfundim të këtij muaji, një miliard myslimanët e botës festojnë festën e Eid al-Fitr (Bajramin e Madh). Komuniteti mysliman shqiptar, i cili vite më parë e respektonte në mënyrë të fshehtë muajin e shenjtë të Ramazanit, tashmë e mban atë në mënyrë të vullnetshme. Ai ka nisur sot në Shqipëri në orën 04.25 , sipas orës lokale, kur është falur namazi i sabahut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›