Euro humbet pikë kundrejt lekut

Euro ulet me 1 pikë kundrejt lekut shqiptar. Në tregun e këmbimit valutor një euro është shkëmbyer sot me rreth 136 lekë kur për një periudhë kohore disa javore një euro është shkëmbyer me rreth 137 lekë. Ulja e euros ka ardhur si rezultat i prurjes së emigrantëve shqiptarë të cilët jetojnë kryesisht në vendet perëndimore. Ndërkohë edhe dollari ka humbur pikë dhe kështu një dollar është blerë me 103 lekë dhe është shitur me rreth 104 lekë. Ka një periudhë kohore prej disa muaj që monedha europiane ka filluar që të humbasë pikë kundrejt monedhës tonë vendase dhe pikërisht siç parashikohej prej specialistëve në sezonin e verës ajo ka pësuar një tjetër ulje dhe pritet që shvlerësimi i euros ndaj euros të vazhdojë edhe për disa javë.
Euro ka zbritur kështu në kuotën më të ulët kundrejt lekut që prej dhjetorit të vitit të kaluar. Të gjitha këto luhatje shpjegohen sipas specialistëve me krizën ekonomike që ka përfshirë vendin tonë fqinj Greqinë. Kriza ekonomike që ka përfshirë një sërë vendesh të eurozonës ka ndikuar në uljen e vlerës së euros në eurozonë dhe gjithashtu në vendin tonë. Kriza greke vazhdon të zhvleresojë euron në tregun ndërkombëtar, gjë që u pasqyrua më së shumti me rënien e saj dhe me forcim të dollarit kundrejt lekut në tregun e brendshëm por gjithsesi edhe dollari ditët e fundit ka pasur një trend ulës kundrejt monedhës tonë vendase lekut.