E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, si u zbulua plani per vrasjen e Rames

31/01/2011  SHISH zbulon planin për të eliminuar me eksploziv kreun e opozitës

Tritol Edi Ramës, burrelsit 1 muaj burg

Mesazhi: Po smë pagove lekët e makinës që na dogje, do ta zhdukim”

TIRANE- Tre persona nga Burreli janë lënë një muaj në burg nga gjykata, pasi ata akuzohen se kishin plan për të vrarë liderin e Partisë Socialiste Edi Rama. “Sebepi” i këtij plani kriminal, duket se është bërë djegia e një automjeti tip “Foristradë” gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit, ku simpatizantët e PS i kanë vënë zjarrin automjeteve që ndodheshin afër godinës së Kryeministrisë. Tre shtetasit që akuzohen si personat që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kërcënimin e Edi Ramës quhen Luan e Fatos Rami, djem xhaxhallarësh, ndërsa personi tjetër është shtetasi Afrim Kicja. Sipas Prokurorisë, me një mesazh telefonik me tekst: “Po nuk na i pagove lekët e makinës që na e dogje tek Kryeministria, do të zhdukim”, tre shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar drejtpërdrejt kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Ky i fundit pasi është njohur me përmbajtjen e mesazhit ka kryer një thirrje telefonike në drejtim të Fatos Ramit, ku së bashku mendohet të kenë zhvilluar një bisedë me sharje dhe ofendime, çka ka sjellë nxehjen e gjakrave. Kjo bisedë është perceptuat (përgjuar) nga Shërbimi Informativ Shqiptar, i cili nëpërmjet agjentëve të tij ka arritur të mbledhë informacione për planin e tre shtetasve të ndaluar. Nga përgjimet e SHISH-it del se tre të dyshuarit kishin mundur të siguronin një stilolaps-pistoletë, nëpërmjet të cilës do qëllonin ditën e demonstratës homazh kryetarin e PS Edi Rama. Me anën e përgjimeve SHISH ka depërtuar akoma dhe më shumë, duke përgjuar disa mesazhe dhe biseda të tjera që tre autorët kanë bashkëbiseduar me njëri-tjetrin. Nga burimet bëhet me dije se tre autorët kanë diskutuar që eliminimin ta kryenin me eksploziv, me qëllim shkaktimin panik në turmë dhe largimin nga vendi i ngjarjes duke mos u arrestuar nga policia. Të gjitha këto përgjime fillimisht SHISH i ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për akuzën e “akteve terroriste”, por pas studimit të materialit dosja i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Kjo e fundit pas përgjimit të disa telefonatave ka arritur të sigurojë disa mesazhe që implikonin tre të dyshuarit Luan Rami, Fatos Rami dhe Afrim Kicja. Mbi bazën e këtyre provave, Prokuroria kërkoi në gjykatë masën e sigurisë të qëndrimit 1 muaj në burg, me qëllim kryerjen e veprimeve shtesë hetimore ndaj personave të lartpërmendur. Vetë të arrestuarit kanë pohuar para gjykatës se në periudhën kur kanë qenë duke folur këto biseda, kanë qenë në gjendje të dehur dhe se skanë pasur asnjë qëllim kriminal për të kryer eliminimin fizik të Edi Ramës. Ky kërcënim ka qenë dhe arsyeja e shtimit nga ana e Gardës së Republikës të masave të sigurues ndaj Ramës ditën e protestës së 28 janarit.

Neni 80 Kodit Penal

Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje dënohet me burgim deri në pesë vjet

Neni 84 i Kodit Penal

Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përmban kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

Rol këshillues për zbardhjen e vrasjeve tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Reagimi zyrtar i Partisë Socialiste

“Gardisti e dinte që kishte një

plan për eliminimin e Ramës”

Efektivi i Gardës së Republikës që shërben si truproje i Edi Ramës e ka informuar kreun e PS për ekzistencën e një plani për eliminimin e tij fizik. Akuza është bërë dje në një deklaratë për media nga anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS, Megi Ajtyresa. Ajo tha se Rama nuk ka ndryshuar mendim lidhur me pjesëmarrjen e tij në demonstratën homazh, kur është njoftuar nga truproja i tij, ky i fundit i informuar prej vetë Komandantit të Gardës, për ekzistencën e një plani për asgjësimin e tij fizik.

“Rama nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim në krye të popullit opozitar, për asnjë arsye apo interes vetjak”, deklaroi Megi Ajtyresa. Ajo kritikoi ashpër deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

21 janari”, prokuror amerikan për këshillimin e ekspertëve

Ekzaminimi 2-javor do të nxjerrë raportin përfundimtar për situatën e përgjakshme të demonstratës

TIRANE- Një prokuror nga Amerika pritet të zbresë në Tiranë ku do i bashkohet grupit hetimor që po heton ngjarjen kriminale të ndodhur në demonstratën e dhunshme të 21 janarit, në të cilën humbën jetën tre demonstrues. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se hetimit të tre vrasjeve po i kushtohet vëmendje maksimale dhe për pasojë Prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmën e një prokurori amerikan. Ky i fundit pritet ti bashkohet grupit të hetimit, ku realisht nuk do ketë këtë funksion, por ai do këshillojë hetuesit shqiptare mbi hapat që do ndërmarrin dhe mënyrën e kryerjes së verifikimeve e administrimin e provave për zbardhjen e autorëve të tre vrasjeve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe plagosjen e disa personave. Prokurori amerikan do jetë pjesë e grupit të ekspertëve të FBI-së e ATF-së, që do vijnë për të kryer ekspertizat balistike të armëve të Gardës, si dhe për të treguar në mënyrë shkencore drejtim e plumbave. Pritet që ekspertët amerikanë të fillojnë punën brenda kësaj jave dhe pas një ekzaminimi dy javor ata do të nxjerrin raportin përfundimtare në të cilin do tregojnë realitetin e situatës së përgjakshme të demonstratës, ku humbën jetën tre personat civilë Faik Myrto nga Fieri, Zyber Veizi nga Gjirokastra dhe Hekuran Deda nga Dibra. Ndërkohë krahas kësaj gjatë këtyre ditëve grupi i hetimit ka shkuar në ambientet e Gardës së Republikës ku ka evidentuar gardistë të plagosur me mjete të forta. Çdo i plagosur është mbajtur shënim si dhe vendi ku ka pasur dëmtime, ndërkohë që për të gjithë këta Prokuroria e Tiranës ka kërkuar kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor. Një pjesë e gardistëve i janë nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore, ndërkohë që pjesa tjetër nuk ka pranuar të paraqitet në Institutin e Mjekësisë-Ligjore me argumentin e shërbimin ushtarak. Kryeprokurorja Ina Rama u kërkoi asistencë teknike Shteteve të Bashkuara, për të cilën ambasadori amerikan Arvizu iu përgjigj pozitivisht, me arsyetimin se të huajt janë më të besuar. Hetimi i 21 janarit nuk është e vetmja dosje që amerikanët kanë marrë pjesë. Më parë, ekspertë të FBI-së dhe AFT-së kanë kryer ekspertiza në dosjen “Gërdeci”, duke i çuar hetuesit te krateri i shpërthimit, madje i kanë dhënë përgjigje se shpërthimi ndodhi nga një karrocë të salduar. Ekspertët amerikanë kanë asistuar edhe në këqyrjen e aksidentit tragjik që i mori jetën dëshmitarit të dosjes “Gërdeci”, Kosta Trebicka. Ata dolën në përfundimin se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë. Ekspertë amerikanë janë kërkuar edhe për video-përgjimin Meta-Prifti.

Dosjet e amerikanëve

Hetimi i 21 janarit nuk është e vetmja dosje që amerikanët kanë marrë pjesë. Më parë, ekspertë të FBI-së dhe AFT-së kanë kryer ekspertiza në dosjen “Gërdeci”, duke i çuar hetuesit te krateri i shpërthimit, madje i kanë dhënë përgjigje se shpërthimi ndodhi nga një karrocë të salduar. Ekspertët amerikanë kanë asistuar edhe në këqyrjen e aksidentit tragjik që i mori jetën dëshmitarit të dosjes “Gërdeci”, Kosta Trebicka.

Ekspertiza mjeko-ligjore

Grupi i hetimit ka shkuar në ambientet e Gardës së Republikës ku ka evidentuar gardistë të plagosur me mjete të forta. Çdo i plagosur është mbajtur shënim, si dhe vendi ku ka pasur dëmtime, ndërkohë që për të gjithë këta Prokuroria e Tiranës ka kërkuar kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor. Një pjesë e gardistëve i janë nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore, ndërkohë që pjesa tjetër nuk pranoi të paraqitet tek Instituti i Mjekësisë-Ligjore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

“Autorët kërkonin me mesazh

zhdëmtimin e mjetit të djegur”

Kryepolici Hysni Burgaj deklaroi se “Më datë 27 janar, rreth orës 18:00, policia mori informacion mbi një kërcënim të shtetasit Edi Kristaq Rama, nga shtetasi Luan Zenel Rami, vjeç 37, lindur në Burrel, me banim në Tiranë. Sipas informacionit paraprak në këtë kërcënim me SMS, ai kërkonte zhdëmtimin e automjetit të tij privat të dëmtuar gjatë protestës së 21 janarit, i cili ndodhej i parkuar përballë dy kullave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia shoqëroi nga ora 21:00 e datës 27 janar deri në orën 04:00 të datës 28 janar shtetasit Luan Rami, Fatos Rami dhe Afrim Kica. Njëkohësisht Policia e Shtetit dhe strukturat përkatëse të Gardës së Republikës u njoftuan dhe morën masa për përforcimin e sigurisë fizike të shtetasit Edi Kristaq Rama dhe personaliteteve të larta shtetërore. Pas hetimeve, ata u arrestuan dhe materialet iu kaluan Prokurorisë”.

Nuk merret parasysh si provë

Rrëzohet përgjimi për

gjyqtarin Qani Hasa

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar përgjimin që njësia antikorrupsion ka përdorur për marrjen të pandehur të gjyqtarit të Elbasanit Qani Hasa. Ky i fundit pak kohë më parë kishte depozituar në gjykatë një kërkesë me objekt papërdoshmërinë e një minidisku, ku Prokuroria pretendonte se gjyqtari Hasa shfaqej duke biseduar me një person, i cili i jepte para kundrejt uljes së dënimit. Gjykata pasi është njohur me argumentet e palëve ka vendosur pranimin e kërkesës, duke rrëzuar provën e vetme të Prokurorisë. Nisur nga kjo situatë, çështja në ngarkim të gjyqtarit Hasa mund të konsiderohet e mbyllur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›