Nis sot viti i ri akademik kuotat per sistemin part-time

Nis sot viti i ri akademik Tafaj uron studentet e profesoret dhe ve theksin tek cilesia ne arsim dhe perqendrimi ne teknologjine e informacionit
Ne te gjitha shkollat e larta ne vend nis sot viti i ri akademik 2010-2011. Me kete rast ministri i Arsimit z. Myqerem Tafaj uroi dje studentet dhe profesoret duke ngushelluar edhe te gjithe ata qe nuk kishin arritur te fitonin nje te drejte studimi per te cilet do te miratohen 8130 kuota per sistemin me kohe te pjesshme.
Qeveria planifikon rreth 8130 studente me kohe te pjesshme per studimet universitare Bachelor. Kjo do te thote se me kete numer kuotash qe ka miratuar qeveria per universitetet publike mbi 70 e maturanteve qe kane perfunduar me sukses Maturen Shteterore kane mundesi reale per te vijuar studimet universitare ne universitetet publike me kohe te plote ose te pjesshme - tha ministri Tafaj.
IT
Ministri Tafaj vendosi theksin tek shkencat ekzakte dhe deklaroi se kete vit shumica e pranimeve jane pikerisht ne keto dege. Prioritet kane deget e orientuara ne IT shkencat inxhinierike dhe shkencat natyrore. Nje e treta 33 e numrit te kuotave i perkasin IT-se shkencave teknike matematikes dhe fizikes. Ne IT dhe fushat e lidhura me te ofrohen 20 dege ose diploma te ndryshme dhe pranohen rreth 19 e studenteve te rinj - deklaroi ministri Tafaj.
Nderkaq ai beri te ditur se ne deget e ekonomise dhe biznesit qe jane afer tregut te punes do te studiojne rreth 20 e studenteve ndersa ne deget e shkencave biologjike bujqesise ushqimit dhe bioteknologjise do te studiojne rreth 7 e studenteve. Per sa u perket degeve te fushes se shendetesise do te pranohen rreth 6.3 e numrit total te studenteve. Kuotat e degeve te gjuheve te huaja zene rreth 7 te numrit total ku mbi 70 i perkasin gjuhes angleze. Jane reduktuar dukshem kuotat ne deget e mesuesise dhe ne deget e shkencave sociale - tha ministri.
Cilesi
Tani qe liberalizimi u permbush sfida jone mbetet cilesia. Prandaj motoja e ketij viti akademik eshte cilesia Cilesia e shkollimit eshte nje sfide afatgjate e sistemit tone arsimor. Ajo do te percaktoje shanset reale te te diplomuarve ne tregun e punes dhe do te beje diferencen reale midis shkollave te larta - tha ministri Tafaj duke shtuar Faktori kyc eshte profesorati. Qytetaret shqiptare i kane bere nje sherbim shume te madh vendit duke investuar pa kursim per shkollimin e te rinjve brenda dhe vecanerisht jashte vendit madje edhe ne universitetet me te mira te botes. Sot Shqiperia ka nje potencial shume te madh te te shkolluarve me nivel te larte qe mund te behen asistente dhe pedagoge te talentuar.
Ministri zyrtarisht celi garen per universitetet publike dhe private duke thene se gara mes tyre do te fitohet nga ai universitet qe arrin te perzgjedhe me te miret. Kualifikimi i shpejte i profesoratit te ri ne arsimin e larte do te mbeshtetet edhe me tej permes Fondit te Ekselences dhe programit Brain Gain. Shkollat e larta private duhet te shpejtojne ne rekrutimin e nje numri te mjaftueshem dhe me kualifikimin e duhur shkencor te pedagogeve me kohe te plote.