E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti shqiptar akuza per plackitje policise greke

Ne Krete nje 35-vjecar me dokumente te rregullta ka paditur dy punonjes te policise vendase per vjedhje gjate kontrollit. Gjykata i pezullon nga detyra

Ndoshta per here te pare nje emigrant shqiptar tenton te mbroje veten e tij duke u perballur pikerisht me vete njerezit qe pretendojne zbatimin e ligjit. Nuk i eshte trembur ndonje skenari te zakonshem te policeve greke por eshte paraqitur pikerisht ne komisariatin e policise ne zonen ku jeton dhe ka ngritur padi ndaj dy pjesetareve te atij formacioni. Lajmi eshte bere i ditur nga korrespondentet te medieve shqiptare ne Greqi.

Ne te thuhet se dy punonjes policie jane nen akuze pas denoncimit qe ka bere diten e djeshme nje emigrant shqiptar me qendrim te rregullt ne Greqi. Denoncimi eshte bere diten e shtune ne policine e Drejtorise Rajonale te Irakliosit ne Krete nga nje 35-vjecar shqiptar qe jeton prej vitesh ne vendin fqinj. Ne kallezim thuhet se ai u ndalua nga dy punonjes policie dhe iu nenshtrua nje kontrolli per leje qendrimi dhe dokumentacion te mjetit te tij. Gjate kontrollit dy policet e kane vjedhur duke i marre shumen e 700 eurove qe shqiptari kishte ne portofol dhe me tej e kane lene te vazhdoje rrugen.

Kjo e ka irrituar mjaft shqiptarin i cili ka nxituar per ne policine e Irakliosit dhe atje ka denoncuar tek uniformat blu vjedhjen qe i ishte bere nga dy koleget e tyre. Permes te dhenave perkatese policia ka identifikuar cilet ishin dy policet qe kryen kontrollin e shqiptarit dhe i kane pezulluar nga puna deri ne perfundim te hetimit. Gjate marrjes ne pyetje nga nje gjyqtar i gatshem ne gjykaten e Irakliosit dy policet kane mohuar te kene vjedhur te riun shqiptar. Gjithsesi gjyqtari vendosi qe hetimet te vazhdojne. Referuar informacionit te korrespondenteve prove e forte per te demtuarin eshte marrja e portofolit nga dy policet me kerkesen e tyre. Ajo qe ishte e papranueshme ishte se policet nuk me lejuan tua jepja une mjetin e identifikimit por kembengulen te merrnin portofolin ku e mbaja dhe pasi shkuan ne makinen e tyre pak me tutje kur u rikthyen ma dhane mbrapsht por pa 700 eurot qe kisha - thuhet ne denoncimin e emigrantit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›