Nis superproduksioni "100 Vjet Muzike", surprize historike ne TV Klan
Nis sot te rrefehet historia e muzikes shqiptare qe do te jete nje permbledhje jo vetem nga pikepamja kohore, por edhe sa i perket zhanreve te saj. Ku do te perfshihen qe nga muzika lirike, ajo patriotike, muzika e filmave, muzika e lehte dhe ajo popullore shqiptare. Skenaristi dhe prezantuesi i spektaklit, Pandi Laco, thote se cdo e shtune do te jete nje vitrine e madhe ku do te pershkruhen 100 vitet e krijimtarise shqiptare. "Eshte nje histori, e cila vjen nepermjet 12 te shtunave, duke filluar qe nga viti 1912 deri ne vitin qe jemi sot aktualisht. Cdo nate do te kete nje profil te vetem, do te trajtoje nje zhaner te caktuar muzikor. Ka qene nje mision aspak i lehte, pasi kemi marre per siper qe te sjellim te gjitha zhanret e muzikes shqiptare ne te 100 vjetor." Ky spektakel do te kete jo vetem muzike patriotike, por edhe lirike. Prej fillimit u ideua qe ky te jete nje superproduksion, i cili angazhon shume profesioniste. Drejtori artistik i ketij spektakli eshte kompozitori i njohur dhe me shume eksperience Adrian Hila. "100 vjet muzike" do te vije nen regjine e Bledar Lacos, i suksesshem ne shume spektakle te medha. U puna me shume energji prej fillimit per t'i dhene ketij produksioni, nje imazh perfekt. Pas skenografise qendron nje nga emrat me te njohur ne kete fushe Gaetano Casteli, tashme eshte i njohur bashkepunimi i tij me televizionin "Klan". Mjeshtri italian sjell nje imazh perfekt te kesaj skene gjigante qe do te akomodoje 200 spektatore cdo te shtune. Studioja do te jete pa me te voglin ndryshim me studiot e teknologjise se fundit, qe do t'ju surprizoje me efektet speciale dhe siperfaqen e saj e papare ndonjehere ne Shqiperi, gjithcka e kombinuar me nje ndricim perfekt, do te ndihet jo vetem ne studio, por edhe ne ekran fale transmetimit te fjales se fundit qe ofron "TV Klan", pra ne HD, audio dhe video. Emrat me te njohur te muzikes shqiptare, por edhe talentet e reja te dale nga spektaklet e organizuara po ne televizionin "Klan" jane garancia per suksesin e ketij spektakli. Producentet kane menduar per nje gershetim brezash, nga me te rinjte qe perbejne trendin e muzikes se sotme, deri tek ata qe jane ikonat e muzikes shqiptare. Fillimi i mire gjysma e punes, keshtu ne naten e pare do te kete shume surpriza qe do te pasojne me pas cdo te shtune, duke sjelle keshtu emocione qe t'i fal vetem muzika. Pandi Laco tha se "do te jene te gjithe artistet me te mire te muzikes shqiptare, por kuptohet qe ne naten e pare do te jene emrat me te mirenjohur, sigurisht qe mbase do te zbulohen qe ne naten e pare, por ju sigurojme qe ka edhe shume surpriza. Nje surprize eshte, per shembull, ribashkimi i grupit 'Spirit Voice'. Nata e para i perkon dhjetevjecarit te pare le te themi, te ketij 100-vjecari, d.m.th., vitet 1912 deri nga vitet 1925".
Autoret e programit, premtojne qe te dhurojne shume surpriza per publikun. Pandi Laco siguron per kete: "Ne radhe te pare do sjellim shume dashuri, meqenese behet fjale per kenget e atdhedashurise, dhe ne do te mundohemi qe ta transmetojme kete dashuri. Por do te sjellim dhe shume emocion ne keto 12 fundjava te 100 Vjet Muzike".
Autoret e programit, premtojne qe te dhurojne shume surpriza per publikun. Pandi Laco siguron per kete: "Ne radhe te pare do sjellim shume dashuri, meqenese behet fjale per kenget e atdhedashurise, dhe ne do te mundohemi qe ta transmetojme kete dashuri. Por do te sjellim dhe shume emocion ne keto 12 fundjava te 100 Vjet Muzike".