E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis te shtunenMarie Kraja

TIRANE-Festivalit Nderkombetar Operistik Shqiptar Marie Kraja ka mberritur ne edicionin e tij te 11-te. Ne data 30-31 tetor ne sallen e Akademise se Arteve do te zhvillohet per dy net me radhe nje gare e forte e artisteve te ardhur nga te gjitha vendet e botes.

Producentja e ketij festivali Zana Cela pohon se kete vit do te jene 17 kengetare operistike te perzgjedhur mes 114 kandidaturash qe konkurruan ne fazen e pare nder te cilet permendim Alessandro Moccia Alessandra Volpe Alessio Arduini Anjeza Agollin David Steffens Emanuela Brunga Era Hoxhen Ivana Hoxha Manuel De Diego Julian Gjojdeshi Manuel De Diego Niki Chaziraki Olha Zaytseva Othalie Pervin Chakar Simona Karafili etj. Kengetaret pjesemarres vijne nga Spanja Gjermania Rusia Italia Meksika SHBA Koreja e Jugut Greqia Maqedonia Danimarka e sigurisht edhe Shqiperia. Te gjithe keta konkurrente qe do te synojne te marrin cmimet qe ndahen ne fund te ketij festivali do te jene nen gjykimin e nje jurie kritikesh te njohur nga mbare bota operistike. Xhovana Lomazi eshte zevendespresidente e Shoqates Lirike dhe Koncertore Italiane ASLICO me qender ne Milano organizuese e Festivalit Europian per kengetare te rinj lirike i cili zhvillohet ne bashkepunim me La Skala. Danuza Luknisova eshte nje nder kengetaret me te njohura ne Sllovaki si soliste e Teatrit te Operas ne kete vend per 20 vjet me radhe. Luca Targetti ka filluar punen profesionale ne sektorin e muzikes ne vitin 1986 duke bashkepunuar me agjenci operistike dhe koncertale ne Milano Napoli dhe Munih. Qe nga viti 1997 deri ne 2010-en ka mbajtur rolin e Casting Director ne Teatrin La Scala e se fundmi eshte Drejtor i Akademise se Teatrit La Scala. Jose Francisco Carreres ka punuar si as/regjisor i shume veprave operistike duke qendruar krah emrave te medhenj si Emilio Sagi Oracio Aragon ne disa prej teatrove me te medhenj ne Spanje e Itali. Qe nga viti 2008 eshte Drejtor Artistik i Festivalit te Murcias. Joan Matabosch eshte president i Operas Europa dhe drejtor artistik i Teatre del Liceu Barcelona ndersa Hein Mulders eshte administrator dhe drejtor artistik i Teatrit Kombetar te Operas se Amsterdamit Holande.
Me pare...
Kur nisi ne janar te vitit 1999 ky aktivitet ishte nje kompeticion nacional ndersa sot eshte kthyer ne nje aktivitet te mirenjohur nderkombetar ne te cilin konkurrojne artiste nga 4 kontinentet. Festivali i Shqiperise eshte kthyer ne nje moment promovues jo vetem per artistet tane por dhe per ata te huaj te te gjitheve pa dallim nacionaliteti. Nga ky festival ka startuar karriera nderkombetare fale personaliteteve te jurise te cilet cdo vit piketojne artiste per rolet e operave te tyre. Shembujt jane te shumte qe nga Josif Gjipali tek Evis Mula nga tenori belg Michael Fisch tek kengetarja nga Turqia Perihan Diana Nayir apo koreani Hyoung Kyoo Kong etj etj. Te gjithe jane sot me karriera te suksesshme nderkombetare sepse Marie Kraja eshte per te gjithe nje ogur i mire. E para qe do ta provonte mbaresine e nje festivali te tille do te ishte Mariana Leka fituesja e pare e edicionit te pare te Marie Krajes. Te tjere fitues si Josif Gjipali Orjana Kurteshi Erjona Gjyzeli por dhe italiane belge koreane etj si Vincenso Taormina Simone Piacola Hyoung Kong e te tjere do te beheshin mbartes te fatit te mire. Ndersa e fundit fituesja e edicionit te vjetshem eshte Evis Mula e cila provoi emocionin e fuqishem te hapjes se portes La Scala.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›