E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis turi 2 javor i Miss Shqipërisë

25 finalistet e Miss Shqipërisë 2023 do të nisin rrugëtimin në qytetet më historike të vendit më 23 qershor. Turi do të zgjasë 2 javë ndërsa eventi përmbyllës do të organizohet në Tiranë, ku dhe do të kurorëzohet bukuria  shqiptare.

Audicionet e 7 ditëshit të parë të qershorit  përcaktuan 25 finalistet  pjesëmarrëse në event, dhe  mbrëmjen e së dielës  u prezantua program i punës, si dhe stafi që do të udhëheq këtë produksion nën drejtimin e producentit Petri Bozo. Mes emocioneve disa nga vajzat pjesëmarrëse rrëfejnë përshtypjet e para.

Në 25 vite Miss Shqipëria ka pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm në vendet më të bukura të Shqipërisë , ku llogariten orë të tëra pune, xhirime, intervista, prezantime dhe klipe me bukuroshet shqiptare ndër vite.

Por këtë vit në eventin e Miss Shqipërisë nuk do të mungojnë edhe risitë.

Turi i Miss Shqipërisë do të zhvillohet  në disa qytete të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut, për tu rikthyer në 8 korrik në Tiranë për të përzgjedhur edhe vajzën që do të mbaj  këtë vit kurorën e të bukurës shqiptare.

Gazetare Keti Toroveci

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›