E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis viti i ri shkollor në Kosovë

PRISHTINË 1 shtator/ATSH/ Mijëra nxënës në të gjithë Kosovën sot rikthehen në bankat shkollore, duke shënuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026-2027.

Pas përfundimit të pushimeve verore, nxënësit nga klasat e para deri te niveli i arsimit të mesëm i rikthehen procesit mësimor në shkollat e vendit.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, mësimdhënësit dhe institucionet arsimore kanë përpara një tjetër vit akademik, me synim rritjen e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit.

Para pak ditësh, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar katalogun përfundimtar me çmimet e teksteve mësimore dhe ka përcaktuar  shumën përkatëse për blerjen e librave për secilin nxënës.

Ministria u ka bërë thirrje edhe librarive të teksteve mësimore që të mos fillojnë shitjen e librave para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga ministria.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›