Nis zyrtarisht kampionati evropian i peshëngritjes për të rritur
TIRANË- Ka startuar sot Kampionati Evropian i Peshëngritjes për të rritur, i cili zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Në aeroportin e Rinasit kanë zbarkuar 35 ekipe pjesëmarrëse, afërsisht 400 sportistë dhe mbi 50 trajnerë, si dhe një numër presidentësh dhe figurash të larta të peshëngritjes.
Federata Shqiptare e Peshëngritjes, ka bërë të ditur përmes një konference për shtyp, pak ditë më parë se me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka mbyllur të gjitha procedurat e nevojshme për këtë veprimtari, që ka ngritur zyrtarisht siparin ditën e hënë, në ora 16:00.
Ekipi përfaqësues i Shqipërisë, pas një grumbullimi prej 3 muajsh në qytetin e Durrësit, ku është stërvitur me disiplinë, përkushtim dhe profesionalizëm, është gati për t'i dhuruar medalje vendit tonë. Përsa u përket rezultateve, ekipi kombëtar shqiptar ka shprehur optimizmin e tij për një rezultat shumë të mirë, në veçanti të 3 peshëngritësve, të Romela Begajt, të Daniel Godellit dhe Briken Caljes, për të cilët, duke gjykuar mbi atë që kanë dhënë në stërvitje apo që kanë deklaruar në prag të garimit, mund të themi me siguri që do të jenë në zonën e medaljeve.
Sakaq, do të jenë 12 sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rritur, që do të vazhdojë deri më 15 prill 2013.
Për femra, flamurin kuqezi do ta mbajë nënkampionia e kontinentit, Romela Begaj, si dhe e rikthyera Fetije Kasaj. 26-vjeçarja Begaj vjen në këtë veprimtari duke synuar të bëjë më në fund të vetën kurorën kontinentale, duke përfituar edhe nga fakti që do të konkurrojë në Tiranë, përballë publikut vendas, që sipas gjasave do të jetë një shtysë më tepër për të kapur majën e podiumit. Por edhe 27-vjeçarja Kasaj ka treguar se, me një garim të përmbajtur, por rikthehet gradualisht në nivele të larta edhe në nivele ndërkombëtare.
Ndërkaq, për meshkuj, në mungesë të Erkand Qerimajt dhe Hysen Pulakut, të pezulluar për shkak të dopingut, barra kryesore për medalje do të bjerë në supet e Daniel Godellit, i cili ka shërbyer edhe si simbol i imazhit të Kampionatit Evropian të Tiranës, dhe të rivalit të tij, Briken Calja.
Ja përbërja e ekipit kombëtar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për Të rritur:
Sportistët
Femra:
Nr. Emri Mbiemri Datëlindja Kategoria Synimi e peshës trupore në Dygarësh
1. Romela BEGAJ 02/11/1986 58 kg 220 kg
2. Fetije KASAJ 28/10/1985 58 kg 190 kg
Meshkuj:

1. Anxhelo SHABANI 17/01/1996 56 kg 220 kg
2. Arbër ÇERÇIZI 28/04/1997 56 kg 230 kg
3. Romario AVDIRAJ 03/02/1994 62 kg 255 kg
4. Briken CALJA 18/02/1990 69 kg 145-170 kg
5. Daniel GODELLI 10/01/1992 69 kg 150-180 kg
6. Krenar SHORAJ 15/01/1992 77 kg 150-190 kg
7. Xhulio PRRONI 07/05/1993 85 kg 340 kg
8. Endri HAXHIHYSENI 27/08/1986 85 kg 115-140 kg
9. Ervis TABAKU 29/09/1989 94 kg 360 kg
10. Isa BALA 11.08.1984 +105 kg 167-205 kg
Trajnerët
1. Kastriot RUKAJ (Vlorë)
2. Ilir ÇELA (Elbasani)
3- Sokol BISHANAKU (Tirana)
4- Zef KOVAÇI (Shkodër)
5- Leonard TOSKA (Shtërmen)
(e.m/ata/BalkanWeb)