Rama: Tifozat e Tiranës bërtitën kundër qeverisë, policia i rrahu!
TIRANË- ‘Tifozat e Tiranës u rrahën dje nga policia pasi bërtitën kundër qeverisë.” Kështu u shpreh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nga Korça, ku po prezanton programin për një “Rilindje Shqiptare”
“Të gjithë mësuan lajmin e djeshëm, atë të rrahjes masive të sportdashësve të Tiranës, pasi në stadium bërtitën kundër qeverisë, nga një polici që provon përditë që është një polici që mbron qeverinë nga populli, dhe jo popullin nga krimi. Është një çetë barbarësh, ku është arritur niveli më i lartë i krahinarizmit në këtë planet.”- tha Rama.
Sipas tij, më shumë se 95% e punonjësve të policisë vijnë nga një rreth, nga 36 që ka vendi.
Krysocialisti theksoi se Rilindja duhet të fillojë pikërisht nga depolitizomi i jetës shoqërore, ndaj çdo aktiviteti sportiv dhe shoqëror.
Gjithçka ndodhi në pushim të ndeshjes mes Tiranës dhe Skëndërbeut të Korçës dhe në fillim të pjesës së dytë.
Pas përplasjeve me policinë në stadium, tifozët e Tiranës kërkuan që skuadra të mos vazhdonte ndeshjen, kjo në shenjë revolte ndaj dhunës që, sipas tyre, po ushtrohej nga forcat e rendit.
Gjatë deklaratës së Ramës në sallën ku po bëhej prezantimi i programit u ndërpre dhe u rikthye pas disa castesh energjia elektrike.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bashkia Tiranë: Manipulimi politik i sportit akt dëshpërimi i Ramës