E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis zyrtarisht punën Avokati i Popullit

 Ai fillimisht është prezantuar me stafin gjatë një ceremonie orët e paradites.

“Do të ruajmë pavarësinë nga të gjitha ndërhyrjet politike, duke pasur një objektiv madhor mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve”, tha ai, teksa theksoi se, "institucioni i tij do të jetë aktiv".

Igli Totozani, si kandidati i vetëm për postin e Avokatit të Popullit, i propozuar nga Partia Socialiste u miratua me votim të fshehtë disa ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë detyrë, Totozani zëvendëson Ermir Dobjanin, të cilit i mbaroi mandati më shumë se një vit më parë.

                                                                                             2011-12-26 15:51
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›