E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Kineze financim planeve zhvillimore shqiptare

Ambasadori Hao vlerësoi transformimin që ka pësuar Shqipëria gjatë kësaj periudhe.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike që ekzistojnë midis dy qeverive dhe vendeve, si dhe u ripohua vullneti i tyre për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike, tregtare e të gjithanshme, në dobi të interesit më të mirë e prosperitetit të të dy vendeve.

Ambasadori Ye Hao informoi Kryeministrin për një sërë projektesh që ambasada e Kinës parashikon të realizojë për periudhën në vijim në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, në kuadër të promovimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit, kërkimit shkencor, fushën e turizmit, bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturave të rëndësishme në ndihmë të zhvillimit të biznesit e transportit, etj.

ë këtë kontekst, ambasadori Hao i bëri më dije Kryeministrit Berisha edhe projektin e Bankës Kineze për Zhvillim për të financuar në hartimin e planeve zhvillimore që qeveria shqiptare parashikon në fushën ekonomike. Kryeministri Berisha Berisha shfrytëzoi këtë takim për t’i përcjellë Presidentit Hu Jintao, Kryeministrit Wen Jiabao edhe popullit mik kinez përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për një Vit të Ri të mbarë. /Start/

                                                                                             2011-12-26 15:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›