E Diel, 1 Nëntor 2026

Cooper: Njerëzit do lëvizin të lirë në veri

PRISHTINË- Zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes mundëson që njerëzit të udhëtojnë lirshëm dhe kjo ndihmon në përmirësimin e jetës së qytetarëve, ka thënë ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper.

Në deklaraten e shtypit të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian thuhet se qytetarët tani do të kenë mundësi të udhëtojnë me dokumentet e tyre të identifikimit në ose përmes territorit të palës tjetër.

Në pikëkalim, ata do të marrin një dokument hyrës/dalës. Fillimisht pikëkalimet në Jarinjë/Rudnicë, Merdarë, dhe Depce/Muçibabë do të jenë të hapura për kalim nën këtë skemë të re. Nga kjo do të përfitojnë të gjithë ata që e shohin të ardhmen ne Bashkimin Evropian”, ka thënë Robert Cooper.

Në këtë kontekst, BE-ja përsërit nevojën për heqjen e barrikadave pa kushte dhe për të gjithë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›