E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top gënjeshtrat e ditës

Për të gjithë ata që nuk e dinë, sot është 1 prilli. E njohur si dita e gënjeshtrave, kjo ditë ka prekur edhe sportin ndërkombëtar. Media dhe forume të ndryshme ndërkombëtare kanë lansuar gënjeshtra të ndryshme për këtë datë.

Një forum i afërt me Manchester United sot në mëngjes ka lansuar lajmin e rremë se ndeshja e sotme ndaj Chelseat do të shtyhet për shkak të shëndetit të rënduar të Ferguson.

Në Liverpool është trilluar gënjeshtra se Luis Suarez është dënuar me 6 ndeshje moslojë dhe do të humbas shansin për të fituar garën për golashënuesin më të mirë.

Te Inter është sajuar gënjeshtra se Zanetti ka vendosur tërheqjen nga futbolli.

Tifozët e Barcelonës kanë qenë në shok për një moment kur mësuan se Lionel Messi nuk ka udhëtuar për ndeshjen me PSG, lajm i cili sigurisht që ishte i rremë.

Në Real Madrid tifozët u njoftuan se Jose Mourinho ka patur përplasje fizike me Ronaldon, gjë e cila nuk ndodhi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›