Niset për Nju-Jork, për të marrë pjesë në sesionin e OKB-së, zv/kryeministri Ilir Meta. Nesër do të jetë atje edhe kryeministri Sali Berisha, kryetar i delegacionit
Zëvendëskryeministri Ilir Meta, njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme u nis sot për në Nju Jork, për të marrë pjesë në hapjen e punimeve të Sesionit të 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë ditëve të qëndrimit në Nju Jork, Meta do të marrë pjesë në një sërë takimesh të rëndësishme shumëpalëshe si Forumi i Udhëheqësve për Ndryshimet Klimaterike, Takimi Vjetor i Udhëheqësve nga Ballkani, Takimi A5 në kuadrin e Kartës së Adriatikut, Takimi Vjetor i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike, Takimi Vjetor i Aleancës së Civilizimeve, takimi i vendeve të Komunitetit të Demokracive, etj. Meta do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me homologët nga vendet e rajonit dhe BE-së.Meta është pjesë e delegacionit zyrtar shqiptarë të kryesuar nga kryeministri Sali Berisha.
Në Nju Jork eshte nisur edhe Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Jashtëm, Skender Hyseni ku kanë planifikuar të zhvillojnë seri takimesh me kryetarë e përfaqësues shtetesh të ndryshme. Lobimi për njohen e pavarësisë është çështja bosht e angazhimit të presidentit dhe ministrit të Jashtëm.
...