E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Anetaret e KLD-se te terhiqen nga gara

Tirane-Mbledhja e djeshme e Keshillit te Larte te Drejtesise, qe drejtohet nga nenkryetar i ketij Keshilli, Kreshnik Spahiu, eshte zhvilluar mes debatesh per kandidaturat e gjyqtareve qe do te konkurrojne per 10 vendet vakante ne Gjykaten e Apelit ne Tirane. Ne mbledhjen e zhvilluar prej 3 oresh, eshte diskutuar mbi kriteret qe ka percaktuar grupi i eksperteve per perzgjedhjen e gjyqtareve ne Gjykaten e Apelit. Parimisht eshte rene dakord qe kandidaturat te perzgjidhen ne baze te ketyre kritereve te percaktuara nga Komisioni i Vleresimit, i ngritur per kete qellim. Ajo qe ka shkaktuar debate ne mbledhje, ka qene paraqitja si kandidat per ne Apel, i dy anetareve te KLD-se, Shkelqim Miri, i cili aktualisht kryen detyren e gjyqtarit ne Gjykaten e Apelit ne Durres dhe te Artan Gjermenit, i cili eshte gjyqtar ne Gjykaten e Shkalles se Pare Elbasan. Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, i cili eshte edhe anetar i KLD-se, ka kerkuar nga dy anetaret e KLD-se, Miri dhe Gjermeni, qe kane paraqitur kandidaturat e tyre per dhjete vendet vakante, te terhiqen nga gara pasi jane konflikt interesi. Por kjo nuk eshte pranuar prej tyre duke mos u terhequr nga gara. Megjithate ata nuk jane shprehur ne lidhje me propozimin e bere nga ministri i Drejtesise. Sipas ministrit Nishani, futja ne gare e dy gjyqtareve te cilet jane anetare te KLD-se, eshte nje konkurrim i pandershem. Duke qene se kjo perben konflikt interesi, Nishani ka kerkuar qe ata te terhiqen nga gara. Ne mbledhjen e KLD-se eshte vendosur qe gjate votimit, keta dy gjyqtare te mos jene te pranishem. Ne gare per 10 vendet vakante per gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Tirane, konkurrojne 100 emra. Per perzgjedhjen e kandidaturave per vendet vakante ne Gjykaten e Apelit Tirane, eshte ngritur nje komision i posacem vleresimi, i cili ka percaktuar te gjitha kriteret qe duhet te plotesojne kandidatet. Ne komision marrin pjese eksperte nga misioni EURALIUS, nga Ministria e Drejtesise dhe nga Keshilli i Larte i Drejtesise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›