E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Shqiperia me e avancuar se sa Bosnja

Procesi i liberalizimit te vizave afatshkurtra me qytetaret shqiptare, po gjen nje mbeshtetje te gjere ne gjirin e shteteve anetare te Bashkimit Evropian, qe jane duke shqyrtuar raportin e vleresimit te Komisionit Evropian per Shqiperine dhe Bosnjen, raport ku progresi per Shqiperine eshte i dukshem me i avancuar se sa ai i Bosnjes. Sipas vleresimit te Komisionit Evropian rezulton se Shqiperia, ka prodhuar rreth 4 here me shume pasaporta biometrike sesa Bosnja. Konkretisht deri me daten 9 prill 2010, Shqiperia ka leshuar 497 mije pasaporta biometrike, nderkohe qe Bosnja ka leshuar 114 mije e 625 pasaporta biometrike. Pasaportat e leshuara nga Shqiperia permbajne edhe fotot dhe gjurmet e gishtave, nderkohe qe pasaportat boshnjake permbajne vetem foton biometrike por jane vetem teknikisht gati per te permbajtur gjurmet e gishtave. Lidhur me bllokun e krimit te organizuar, Shqiperia ka ndryshuar dhe permiresuar ligjin per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise nderkohe qe Bosnja nuk ka dhene informacion per kete. Komisioni Evropian vlereson se zyra e Interpolit ne Shqiperi eshte e kompletuar me personel te kualifikuar nderkohe qe ne Bosnje zyra e Interpolit ka nevoje per personel shtese. Po ashtu Shqiperia ka ratifikuar konventen e OKB-se per krimin e organizuar nderkohe qe Bosnja nuk e ka ratifikuar kete konvente. Lidhur me bllokun e kontrollit te kufijve, sipas vleresimit te Komisionit Evropian, sistemi TIMS funksionon ne te gjitha pikat kufitare nderkohe qe shkembimi i informacionit mes strukturave policore ne Bosnje behet rast pas rasti. Per bllokun e korrupsionit dhe pastrimit te parave, legjislacioni i Shqiperise kunder krimeve financiare eshte i harmonizuar sipas standardeve evropiane nderkohe qe Bosnjes i kerkohen perpjekje te vazhdueshme per ta harmonizuar kete legjislacion. Ndryshe nga tre vendet e tjera te Ballkanit, Shqiperia dhe Bosnja kane procedura me te gjata si rrjedhim I hyrjes ne fuqi te Traktatit te Lisbones duke qene se Parlamenti Evropian eshte kthyer ne vendimmarres, ashtu si edhe Keshilli i Ministrave. Gjithsesi institucionet evropiane parashikojne qe liberalizimi i vizave afatshkurtra me Shqiperine dhe Bosnjen do te behet brenda ketij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›