Pronat, Kushtetuesja "rrezon" qeverine Rozeta Rapushi
Gjykata Kushtetuese rrezon si antikushtetues disa nene te ligjit "Per regjistrimin e Pasurive te paluajtshme", qe percaktonin fshirjen e regjistrimeve te pronave, te kryera pas regjistrimit te pare, ne rast se ka disa regjistrime per nje pasuri te paluajtshme. Me shumice votash, Gjykata Kushtetuese vendosi te pranoje kerkesen e Avokatit te Popullit, qe kerkoi shfuqizim si te papajtueshem me Kushtetuten, te nje percaktimit te tille ligjor, qe do te krijonte sipas tyre probleme ne regjistrimin e pronave ne vend. "Shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten te paragrafit te dyte dhe te trete te nenit 10 dhe te paragrafit te dyte te nenit 39/a te ligjit "Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme. Si dhe Udhezimit te Keshillit te Ministrave "Per miratimin e procedures se fshirjes se regjistrimeve te kryera ne kundershtim me ligjin dhe te atyre, qe krijojne mbivendosje, ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme", vendosi Kushtetuesja. Sipas kesaj gjykate, nenet e rrezuara ne thelbin e tyre cenojne te drejten e prones. "Gjykata vlereson se fshirja e regjistrimit te prones nga nje strukture administrative kufizon te drejten e pronesise dhe krijon nje pasiguri juridike per shtetasit, duke cenuar ne te njejten kohe dhe te drejtat e fituara. Gjykata vlereson se pretendimi i kerkuesit se e drejta e prones, e fituar permes nje akti publik apo vendimi gjyqesor te formes se prere, nuk mund te cenohet ne kete mase dhe per nje kohe kaq te papercaktuar permes nje procedure administrative, pervecse nje procedure gjyqesore, eshte i drejte dhe duhet pranuar", shprehet ne vendimin e dhene Gjykata Kushtetuese. Avokati i Popullit, u ankua se pezullimi i veprimeve mbi pronen dhe fshirja e regjistrimit te mbivendosjeve nga regjistruesit dhe kryeregjistruesi, pa nje proces te rregullt gjyqesor, ka cenuar rende te drejten e prones, ne kuptim te se drejtes se mbrojtur nga neni 42 i Kushtetutes. Sipas tyre, cenohet parimi i ndarjes dhe i balancimit te pushteteve, i mbrojtur nga neni 7 i Kushtetutes, per arsye se normat e kundershtuara i kane dhene nje enti administrativ, funksione te gjyqesorit, qe lidhen me pezullimin e regjistrimit dhe me heqjen e te drejtes se pronesise. Nderkohe qe Keshilli i Ministrave, ka kerkuar nga Gjykata Kushtetuese rrezimin e kerkeses duke pretenduar se Avokati i Popullit nuk legjitimohet ne ceshtjen ne gjykim, pasi kjo ceshtje mund t'i paraqitej Gjykates Kushtetuese prej gjykatave te zakonshme.
Vendimi
Gjykata Kushtetuese rrezoi dje disa nene te ligjit per "Regjistrimin e pasurive te paluajtshme", te cilat percaktonin se per nje prone kur ka disa regjistrime, te fshihen regjistrimet e kryera, pas regjistrimit te pare per kete toke.
Mendim pakice
Ne dhenien e ketij vendimi, gjykata eshte ndare ne dy pjese. Pakica e anetareve te saj, jane te mendimit se Avokati i Popullit e ka te pabazuar kerkesen e tij, per shpalljen si antikushtetues te disa neneve te ligjit.
2
Vendime
Po diten e djeshme, Gjykata Kushtetuese rrezoi si te papajtueshem ne Kushtetuten edhe piken 5 te nenit 289 te Kodit Doganor, ku thuhet se : "...apeluesi duhet te paguaje pjesen e mbetur prej 60 per qind te gjobes".
Nenet e rrezuara si antikushtetuese
Ne rastet kur, per te njejten pasuri, jane bere me shume se disa regjistrime, te cilat nuk kane rrjedhur nga njeri-tjetri, ne perputhje me dispozitat e ketij ligji, regjistruesi, me vendim te arsyetuar, i kerkon kryeregjistruesit te vendose fshirjen e regjistrimeve te kryera pas regjistrimit te pare, kur ky i fundit eshte ne perputhje me nenet 192-197 te Kodit Civil, duke bere shenimin ne kolonen perkatese.
Deri ne nxjerrjen e vendimit te kryeregjistruesit per miratimin ose refuzimin e kesaj kerkese, regjistruesi ben pezullimin e regjistrimit dhe mbi pasurine nuk mund te kryhen veprime, si dhe njofton palen/palet e interesuara brenda 10 diteve. Konfirmimi i marrjes se njoftimit depozitohet ne dosjen perkatese.
Kryeregjistruesi merr vendim, brenda 30 diteve nga marrja e kerkeses.
Ne rast te mosmarrjes se vendimit nga kryeregjistruesi, zbatohet neni 328 i Kodit te Procedures Civile.
Vendimi i kryeregjistruesit i njoftohet pales/paleve te interesuara brenda 10 diteve dhe konfirmimi i marrjes se njoftimit depozitohet ne dosjen perkatese.