E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Bashkepunim perballe fenomeneve qe kercenojne sigurine globale

Presidenti Bujar Nishani në sesionin përmbyllës të Samitit Euroaziatik ne Stamboll vuri theksin tek fenomenet qe kercenojne sigurine globale. Sipas kreut te shtetit shqiptar bashkepunim mes vendeve eshte teper I rendesishem per perballimin e tyre

Fenomeneve qe kercenojne sigurine globale mund tu behet balle vetem duke bashkepunuar. Apeli I Presidentit Bujar Nishani ne mbyllje te sesionit te 16 te Samitit Euroaziatik per Ekonomine vjen pikerisht per kete ceshtje

”Kërcënimet e tanishme globale, si: krimi i organizuar, varfëria e terrorizmi janë të ndërlidhura dhe përbëjnë një kërcënim universal. Siguria, zhvillimi dhe të drejtat e njeriut janë të ndërlidhura. Veçanërisht bëhet më i rëndësishëm multi-lateralizmi përballë kërcënimeve globale si: terrorizmi dhe armët e shkatërrimit në masë.
Përballë rreziqeve asimetrike me efekte globale, edhe shtete shumë të fuqishme ndjehen të paimunizuara dhe madje të cënueshme. Një situatë e tillë ka sjellë vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet vendeve.

Ne kete kendveshtrim sipas kreut te shtetit shqiptar pavaresisht madhesise se tij pesha dhe pergjegjesia e cdo vendi eshte e rendesishme.
Sesioni kushtuar Presidentëve u mbajt ne Stamboll nga data 9 deri me 11 prill

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›