E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi mesazh ngushellimi Perandorit te Japonise

Presidenti i Republikes Bamir Topi i ka derguar sot nje mesazh ngushellimi Perandorit te Japonise Akihito ne shenje solidariteti per fatkeqesine natyrore qe goditi ne menyre shkaterruese Japonine.

Mesazhi i plote e presidentit Topi drejtuar Perandorit te Japonise Akihito

Madheria Juaj

Me hidherim te thelle dhe keqardhje mesova lajmin e kobshem te katastrofes me te madhe qe ka prekur vendin tuaj duke shkaktuar humbje te shumta ne njerez dhe deme te jashtezakonshme materiale.

Ne emer te popullit shqiptar dhe ne emrin tim personal deshiroj tJu shpreh juve familjareve te viktimave si dhe mbare popullit japonez ngushellimet me te sinqerta per kete tragjedi qe ju ka goditur. Ne jemi prane jush ne keto momente teper te veshtira qe po kalon vendi juaj dhe urojme qe pasojat e kesaj tragjedie natyrore e cila ka tronditur njerezimin anembane botes te kapercehen sa me shpejt

Ju lutem pranoni Madheria Juaj ndjenjat e mbeshtetjes dhe te solidaritetit te popullit shqiptar per te perballuar dhe kapercyer kete situate mjaft te rende me sa me pak dhimbje - thuhet ne mesazhin e Presidentit te Republikes.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›